Nora Gjakova zyrtarisht anëtare e Komisionit të Sportistëve të IJF

Një tjetër sukses e ka arritur xhudoja kosovare të premten, por k ëtë herë jashtë tatamit.
Kampionia olimpike, Nora Gjakova, është përzgjedhur në Komisionin e Sportistëve të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF).
Gjakova është bërë anëtare e Komisionit të Sportistëve të IJF-së me propozim të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos.
Mandati i saj ka nisur të enjten, ndërsa është i vlefshëm katër vjet.
“Pas një karriere të shkëlqyer si Kampione Olimpike, medaliste botërore dhe kampione evropiane, Nora tani do të japë kontributin e saj edhe jashtë tatamit, në një rol vendimtar për të ardhmen e sportit të xhudos”, ka shkruar Federata e Xhudos e Kosovës. “IJF vlerëson lart eksperiencën, perspektivën dhe përkushtimin e saj, cilësi këto që do ta bëjnë Norën një përfaqësuese të jashtëzakonshme për xhudistët kudo në botë”