Dy ish-banorët e BBVK po zyrtarizojnë romancën?

Anisa dhe Edit, dy prej emrave më të përfolur të edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, po rikthehen sërish në qendër të vëmendjes – kësaj radhe jashtë shtëpisë së famshme.
Fansat me “sy shqiponje” kanë vënë re një shkëndijë të mundshme mes tyre, e cila nuk erdhi përmes ndonjë takimi publik apo deklarate të madhe, por përmes dy komenteve në rrjete sociale që, sipas tyre, “kanë thënë shumë më shumë se fjalët vetë!”.
Kjo ka mjaftuar që rrjetet të vërshojnë me spekulime mbi një romancë të mundshme në prapaskenë.
Po lind vallë një romancë në prapaskenë? Apo thjesht një miqësi me shkëlqim? – mbetet të shihet.
