“Pse jeni ardhë, turp…”, përplasje verbale mes VV-së dhe LDK-së

Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish në përpjekjen e 35’të për të zgjedhur kryetarin e ri të Kuvendit.
Në një seancë që u shoqërua me tensione politike dhe përplasje verbale mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe atyre të opozitës.
Situata u acarua edhe më shumë është zhvilluar pas seancës. Deputeti i LVV-së, Agim Bahtiri, pati një përplasje me deputetin e LDK-së, Armend Zemaj. “Pse jeni ardhur, kjo është e turpshme…”, dëgjohej të thoshte Bahtiri, duke reflektuar tensionin që dominonte sallën.
Ndërsa, ai ia ktheu se me 48 deputetë, VV-ja s’po mundet ta zgjedh kryeparlamentarin.
Më poshtë, video: