75 Mall Live Search
21:41 / E Shtunë, 21 Qershor 2025 / MSH

Arrestimi i dy policëve në Pejë, deklarohet IPK-ja

Hetuesit e IPK-së në koordinim dhe me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, kanë vazhduar ndërmarrjen e veprimeve hetimore ndaj personave të dyshuar të inkriminuar në elemente të veprave penale.

Veprimet hetimore kanë përfshirë përveç tjerash edhe intervistimin e personave të përfshirë në këtë rast si dhe të dyshuarve.

Pas punës intensive të Prokurorit të Shtetit dhe IPK-së, dy zyrtarë policorë janë arrestuar si të dyshuar për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe me vendim të prokurorit të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Hetuesit e IPK-së, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, do të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast” thuhet në njoftim.