Mirlind Daku merr ofertë të “çmendur” nga Rubin Kazani për të vazhduar kontratën

Skuadra e Rubin Kazanit ka dërguar një ofertë te Mirlind Daku për të vazhduar kontratën.
Sipas “Baza Sport”, Rubin Kazan i ka ofruar sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë një kontratë të re katër vjeçare me një pagë afër 4 milionë eurove në sezon, duke përfshi edhe bonuset, shkruan Indeksonline
Daku ditë më parë mori një ofertë nga Zeniti, por ky transferim u anulua.
Kurse për lojtarin “kuqezi” të interesuar janë edhe skuadrat tjera ruse, përfshi këtu edhe Dinamon e Moskës.
Në ditët në vijim do e mësojmë nëse Daku do vazhdojë kontratën me Rubin Kazanin dhe kjo shifër e ofruar është vështirë për t’u refuzuar./Indeksonline/
Rubin offer Daku a new contract which would allow him to earn almost €4m/year
— RPL Sky (@RPLNews_eng) June 21, 2025
Salary of ₽200m (~€2,2m)/year + yearly signing bonus of ₽150m (~€1,65m)/year (+ potential performances bonuses)
(https://t.co/eWHxLrLZ80) https://t.co/smLUxfZ0XA pic.twitter.com/yDb2upjMQm