75 Mall Live Search
12:38 / E Diele, 22 Qershor 2025 / Burim

Kremlini: Putini s’ka plan të flasë me Trumpin pas sulmeve, por telefonata mund të caktohet shpejt

Kremlini ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putini nuk ka plan të flasë me homologun e tij amerikan, Donald Trump pas sulmeve të ShBA-së në vendet bërthamore të Iranit.

Por, sipas raportimeve të agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, Kremlini ka thënë se një telefonatë mund të caktohet shpejt, shkruan CNN.

Ndërkohë, në një telefonatë të enjten, Putin dhe udhëheqësi kinez, Xi Jinping dënuan ashpër sulmet e Izraelit ndaj Iranit, sipas deklaratave nga Kremlini dhe Ministria e Jashtme e Kinës.