75 Mall Live Search
16:28 / E Diele, 22 Qershor 2025 / FR

Aksident me fatalitet në Ferizaj, vdes një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:15 në lagjen “Cakaj” të fshatit Mirosalë të Ferizajt, ku një veturë e tipit Golf me targa vendore ka goditur një shtyllë elektrike.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli ku bëri të ditur se mjeku kujdestar nga emergjenca e Ferizajt ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Kanuni bëri të ditur se viktima është S. B, rreth 65 vjeç.

Gjithashtu, pas raportimeve për dëmtimin e shtyllës dhe rrëzimin e telave në tokë, është njoftuar edhe KEDS.

Aksident trafiku me fatalitet në fshatin Mirosalë

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit./IndeksOnline/