Aktorja e famshme divorcohet pas 18 vitesh martesë

Courtney Thorne-Smith, e njohur për rolin e saj në serialin hit të viteve ’90, Melrose Place, ka paraqitur kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj Roger Fishman pas 18 vitesh martesë.
Sipas revistës People, Thorne-Smith (57) i paraqiti dokumentet pa avokat, duke përmendur “dallime të mëdha” si arsye të divorcit, transmeton Indeksonline.
Aktorja kërkoi kujdestarinë e përbashkët të djalit të saj 17-vjeçar, Jacob Emerson, dhe gjithashtu kërkoi ndërprerjen e mbështetjes financiare për fëmijët, si për veten ashtu edhe për ish-bashkëshortin e saj./indeksonline/
