75 Mall Live Search
21:22 / E Diele, 22 Qershor 2025 / FR

Ky është 48-vjeçari që humbi jetën në një vetaksident në Lipjan

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fshatin Shalë të Lipjanit, ku dyshohet se viktima ishte rrokullisur me motoçikletë në oborrin e shtëpisë së tij.

IndeksOnline ka mësuar se viktima është 48-vjeçari, Blerim Mejzinolli.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot në stacionin policor të Lipjanit, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekje. Rasti ka ndodhë në fshatin Shalë, ku ka humbur jetën viktima mashkull, 48 vjeç. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKMF Komoran. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë“, deklaroi Ahmeti.