Starmer dhe Trump bien dakord që Irani nuk duhet të ketë kurrë armë bërthamore

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, dhe presidenti i ShBA-së, Donald Trump, folën në telefon këtë mbrëmje.
Zyra e Starmer njoftoi se ata biseduan për situatën në Lindjen e Mesme dhe përsëritën rrezikun e madh që paraqet programi bërthamor i Iranit për sigurinë ndërkombëtare.
“Ata diskutuan për veprimet e ndërmarra nga ShBA-ja mbrëmë për të zvogëluar kërcënimin dhe ranë dakord që Iranit nuk duhet t’i lejohet kurrë të zhvillojë armë bërthamore”.
Udhëheqësit përsëritën “nevojën që Irani të kthehet në tryezën e negociatave sa më shpejt të jetë e mundur” për të përparuar drejt një “zgjidhjeje të qëndrueshme”, shtohet në deklaratë, me palën që ranë dakord të “qëndrojnë në kontakt të ngushtë” në ditët në vijim, shkruan BBC.