Leonita e Graniti shfaqen më të dashuruar se kurrë

Leonita ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto të bukur së bashku me bashkëshortin, futbollistin e njohur Granit Xhaka.
Çifti duket i lumtur dhe i relaksuar në këtë moment të kapur nën rrezet e diellit, ku Leonita shkëlqeu e veshur në një fustan veror, shkruan Indeksonline.
Në Instastory-n e saj, Leonita e ka shoqëruar imazhin me një etiketim për Granitin dhe një zemër të kuqe, duke treguar dashurinë dhe afërsinë mes tyre.
Kjo paraqitje e fundit është admiruar nga ndjekësit, të cilët i përcjellin dyshen në çdo lëvizje./Indeksonline/
