75 Mall Live Search
09:24 / E Hënë, 23 Qershor 2025 / L A

Oklahoma City Thunder shpallet kampioni i ri i NBA-së

Pritjes së Oklahomas për një titull të NBA-së i erdhi fundi.

Ata arritën të shpallen kampion pasi mposhtën në ndeshjen numër 7, Indiana Pacersin me rezultat 91-103, në “Paycom Center”.

Për Oklahoman është titulli i tyre i dytë, i pari që nga zhvendosja në vitin 2008, ku edhe më parë kishin fituar titullin në 1979 nën emrin e Seattle Supersonics.

Padyshim yjet e ndeshjes ishin dyshja e kampionëve, Shai Gilgeous-Alexander dhe Jalen Williams, të cilët shënuan 29 dhe 20 pikë respektivisht./IndeksOnline/