75 Mall Live Search
09:26 / E Hënë, 23 Qershor 2025 / Z S

Katër raste të dhunës në familje brenda 24-të orëve të fundit

Gjatë 24-të orëve të fundit në vendin tonë janë raportuar katër raste të dhunës në familje.

Sipas raportit rastet janë raportuar në Prishtinë, tre raste dhe 1 në Lipjan.

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë / 22.06.2025 – 10:50. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht dy viktimat kosovarë të cilët kanë pranuar tretman mjeksorë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me konsultim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Lipjan 22.06.2025, 14:00. Është shoqëruar për intervistim i dyshuari mashkull kosovar, pasiqë i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Prishtinë 22.06.2025, 11:00-17:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin po zhvillohen hetime.

Prishtinë 220.06.2025, 20:45. Janë arrestuar dy të dyshuarit një femër dhe një mashkull kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/