Drejtori i ri i Romës i premton katër blerje Gasperinit

Ndryshime të mëdha kanë ndodhur te Roma për sezonin e ri.
Pas ardhjes së Gian Piero Gasperinit si trajner, Roma ka rikthyer në skuadër edhe Frederic Massarën, si drejtori i ri sportiv.
Megjithatë, që nga takimet e para të treshes, me Gasperinin padyshim të pyetur për të shprehur mendimet e tij mbi skuadrën, doli në pah se Roma do të nënshkruajë me katër lojtarë që mund të bëhen shpejt titullarë: një qendërmbrojtës, një mbrojtës të djathtë, një mesfushor dhe një sulmues.
Roma, në këtë sezon do të marrë pjesë në Ligën e Evropës pasi që arriti të mbyllte sezonin në vendin e 5-të në Serie A./IndeksOnline/