75 Mall Live Search
11:02 / E Hënë, 23 Qershor 2025 / L A

Bellingham do t’i nënshtrohet një operacioni pas Botërorit të Klubeve

Ylli i Real Madridit, Jude Bellingham do t’i nënshtrohet një operacioni në shpatull pas përfundimit të Botërorit të Klubeve.

Këtë e konfirmoi anglezi, pas përfundimit të ndeshjes së mbrëmshme ndaj Pachucas.

Rimëkëmbja nga operacioni mund të zgjasë deri në 12 javë sipas raportimeve, kështu që përveç ndeshjeve të para të Madridit në ligë, ai mund të humbasë edhe ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës me Anglinë në shtator kundër Andorrës dhe Serbisë.

“Kam planifikuar një ndërhyrje kirurgjikale pas turneut, mendoj se e kemi planifikuar disa ditë pas finales, kështu që do të shkoj ta bëj ndërhyrjen kirurgjikale dhe ta rregulloj. Jam shumë i lumtur për këtë, ka kaluar shumë kohë që e kam pritur. Mendoj se më ka ardhur fundi i durimit me aparatin ortodontik”, u shpreh Bellingham.

Kujtojmë se Real Madridi, fitoi ndeshjen ndaj Pachucas me rezultat 3-1, në Charlotte./IndeksOnline/