75 Mall Live Search
10:56 / E Hënë, 23 Qershor 2025 / S Z

Deputetja e Nisma-s : Limaj është gjithmonë i gatshëm për të dhënë kontribut në krijim e institucioneve

Deputetja nga radhët e Nisma-s Arbreshë Krasniqi, para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se lideri i partisë së saj Fatmir Limaj, është i gatshëm të takohet me liderin e secilit subjekt politik, i cili i bënë ftesë për takim.

Ndërsa ka pohuar se Limaj ka vullnetin dhe gatishmërinë, që të jap kontributin e tij profesional dhe politik, për të konstituuar Kuvendin si dhe krijimin e qeverisë.

“Fatmir Limaj asnjëherë nuk është larguar nga përgjegjësia që duhet të takohet me lideret e subjekteve politike. Jam e bindur që kushdo që e fton për tu takuar dhe diskutuar, ai do të është i gatshëm ta jap kontributin e  tij. Jam e bindur që Limaj takohet dhe  e ka vullnetin dhe gatishmërinë të jap kontributin e tij profesional dhe politik, për ta konstituuar kuvendin dhe për të krijuar Qeverinë e Kosovës”, tha ajo./Indeksonline/