75 Mall Live Search
11:12 / E Hënë, 23 Qershor 2025 / k.v

Basha: Kritika deputetëve që marrin pjesë në seanca pa dhënë votën e tyre

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, kritikoi deputetët që marrin pjesë në seanca pa dhënë votën e tyre.

“Presim ndryshim qëndrimi për shkak se ëahtë shumë e rendësishme konstituimi i Kuvendit, për shkak se është e paarsyeshme për secilin deputet që çohet, ndreqet dhe vjen në Kuvend dhe nuk ia le shenjë. Nuk voton as për, as kundër, as abstenim. Për ne si parti përgjegjësia më e madhe na bie neve. 57 votojnë për na tregoni pse katër deputetë nuk votojnë për. Për ne është e rëndësishme kur të vish të votohet, nuk ka vërejtje për Albulena Haxhiun as prej juve, as prej qytetarëve”, shtoi ai.