Haradinaj: Opozita duhet me e ballafaqu mashtruesin që mos ta mbajë peng Kosovën

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se presin që gjatë kësaj jave Gjykata Kushtetuese të marrë një vendim për të zhbllokuar situatën në Kuvend.
“Po e presim vendimin e Kushtetueses. Shpresoj që na hap rrugë me ecë përpara. Jam i bindur që Gjykata do të reflektojë. Më e keqja është se Kosova po ndëshkohet. Shikojeni situatën në energji. Opozita duhet me ballafaqu mashtruesin që vendi mos të mbahet peng” ka thënë Haradinaj./Indeksonline/