75 Mall Live Search
11:56 / E Hënë, 23 Qershor 2025 / L A

Llapi “blindon” yllin e skuadrës

Llapi ka njoftuar vazhdimin e kontratës me Arbnor Ramadanin.

Ramadani, kishte oferta të shumta nga disa skuadra, por vendosi që të qëndronte te skuadra llapjane.

Ramadani ka vazhduar kontratën e tij me Llapin edhe për tre vite, duke konsoliduar vendin e tij në skuadrën e Tahir Batatinës.

Në total Ramadani ka  zhvilluar 187 paraqitje, ku realizoi 20 gola dhe ka dhuruar 25 asistime me fanellën “bardhekaltër”, ku gjatë kësaj kohe fitoi 2 herë Kupën e Kosovës me Llapin./IndeksOnline/