Policia e Kosovës apelon bashkatdhetarët për respektim të rregullave të trafikut

Policia e Kosovës ka uruar bashkatdhetarët për rikthimin në vend dhe u ka bërë thirrje që të respektojnë rregullat e trafikut për sigurinë e tyre dhe të familjeve.
Përmes një njoftimi, Policia ka bërë të ditur se përveç mirëseardhjes, do të kujdeset edhe për mbrojtjen e tyre.
“Bashkatdhetarë të dashur, mirë se erdhët në vendin tuaj! Për sigurinë tuaj dhe të familjes suaj, respektoni rregullat në trafik! Shpejtësia, rripi i sigurisë, telefoni – gjithçka ka rëndësi. Jemi këtu për t’ju mirëpritur dhe mbrojtur! Lexoni risitë e ligjit të ri dhe ndihmoni që rrugët tona të jenë më të sigurta për të gjithë”, thuhet në njoftim.