Djali i Will Smith kapet në Paris me sende të dyshimta

Jaden Smith, djali i aktorit të famshëm Will Smith, ka tërhequr vëmendjen e publikut pas disa fotografive të publikuara së fundmi, ku ai shihet në një park publik në Paris në orët e para të mëngjesit. I shoqëruar nga një mik, Jaden është parë i ulur në një stol rreth orës 3 të mëngjesit, duke mbajtur në dorë një gotë plastike dhe një çakmak , çka ka nxitur spekulime mbi qëllimin e qëndrimit të tij në park në atë orë.
26-vjeçari, i cili vetëm pak ditë më parë kishte performuar në Londër së bashku me babain e tij, u fotografua i veshur me një pallto të verdhë të ndezur dhe xhinse të lirshme blu. Ai mbante në kokë një kapuç të kuq që i mbulonte gërshetat karakteristike, ndërsa në shpinë kishte një çantë të zezë.
Pavarësisht se nuk u fotografua duke konsumuar asgjë të paligjshme, prania e sendeve të tilla në duart e tij në një park natën vonë ka ngjallur reagime dhe dyshime në rrjetet sociale. Vëmendjen e të tjerëve e tërhoqi edhe fakti se Jaden, i njohur për stilin e tij të pazakontë dhe daljet spontane, ndodhej në një vend publik në një orar kaq të vonë, larg syve të kamerave të modës ku zakonisht shfaqet.
Deri tani nuk ka pasur ndonjë koment zyrtar nga Jaden apo përfaqësuesit e tij në lidhje me ngjarjen.
