Putini takohet me ministrin e Jashtëm iranian

Presidenti rus, Vladimir Putin është takuar me ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.
Gjatë takimit, lideri rus dënoi sulmet e ShBA-së në objektet bërthamore iraniane, duke i thënë ministrit: “Ju po vizitoni Rusinë në një moment të vështirë, gjatë një përkeqësimi të mprehtë të situatës në rajon dhe rreth vendit tuaj”.
Ai poashtu tha se Rusia “po bën përpjekje për të ndihmuar popullin iranian”.
Në fund, Araghchi falënderoi Rusinë për dënimin e sulmeve të ShBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit./Indeksonline/