75 Mall Live Search
14:30 / E Hënë, 23 Qershor 2025 / L A

Nunez i jep dritën e gjelbër Napolit

Sulmuesi uruguajan, Darwin Nunez do të largohet nga Liverpooli.

Dhe emri i uruguajanit ishte lidhur shumë me atë të kampionit të Italisë, Napolit.

Sipas Fabrizio Romanos, Nunez i dha dritën e gjelbër skuadrës së Napolit, ku i është prezantuar edhe projekti i trajnerit Antonio Conte.

Marrëveshja tani varet nga fizibiliteti financiar, pasi Liverpool dëshiron një tarifë të rëndësishme transferimi dhe paga do të jetë gjithashtu tema kyçe.

Nunez, që nga ardhja e tij te Liverpooli në vitin 2022 ka arritur të bëjë rreth 140 paraqitje dhe shënoi 40 gola dhe 26 asistime./IndeksOnline/