Vjen fotoja e parë, transferi i ri i Liverrpoolit është nisur në Angli

Mbrojtësi më i mirë i krahut të majtë sivjet në Premierligë, Milos Kerkez është rrugës për në Liverpool.
Mbrojtësi hungarez po udhëton me agjentin e tij për në Angli ku do t’i nënshtrohet testeve mjekësore te 20 herë kampioni i Anglisë.
Kerkez vlerësohet si një nga mbrojtësit më perspektiv të krahut në botë. Blerja e tij pritet t’i kushtojë Liverpoolit mbi 40 milionë euro nga Bouremouth.
Kerkez sivjet ka qenë pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Premierligë./Indeksonline/