Haxhiu: Me Kurtin kryeministër, s’do të ketë nevojë për gaz lotsjellës

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se nuk e sheh të nevojshme përdorimin e gazit lotsjellës në Kuvend, përderisa Albin Kurti është kryeministër.
E pyetur nëse do ta “duronte gazin lotsjellës” në rast se do të zgjidhej kryetare e Kuvendit, Haxhiu tha se nuk do të ketë nevojë për veprime të tilla.
“Nëse qeveria jonë do të bënte veprime kundër shtetit të Kosovës kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës, natyrisht se veprimet opozitare janë të domosdoshme, duke përfshirë edhe gazin lotsjellës. Por unë nuk besoj asnjëherë që me qeverinë tonë, me kryeministrin Albin Kurti do të ketë marrëveshje të dëmshme për vendin, prandaj edhe besoj se s’do të ketë nevojë opozita për veprime të tilla”, tha Haxhiu.