Programi Kombëtar i Strehimit Social/ Rama: Përfitojnë 1,253 familje në 35 bashki të vendit

Kryeministri i vendit, Edi Rama, thotë se nga Programi Kombëtar i Strehimit Social përfitojnë mbi 1200 familje në 35 bashi të vendit.Shefi i qeverisë shqiptare pohon se zbatimi i programit nis në korrik të këtij viti dhe do zgjasë për dy vjet.
Sipas Ramës, ky projekt është hap konkret, që u vjen në ndihmë familjeve në nevojë dhe u krijon atyre akses më të mirë në shërbime jetike.
“Si asnjëherë më parë, 1,253 familje në 35 bashki përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social.
Zbatimi nis në korrik-gusht 2025 dhe zgjat për dy vite. Një hap konkret drejt kushteve më të denja jetese për familjet në nevojë, përmirësim banesash, infrastrukturë rurale dhe akses më i mirë në shërbime jetike”, shkruan Rama.