75 Mall Live Search
15:26 / E Hënë, 23 Qershor 2025 / L A

Klodian Duro rikthehet në futbollin kosovar, nënshkruan me skuadrën e njohur

Klodian Duro do të rikthehet në futbollin kosovar pas 2 vitesh.

Ish-futbollisti, do të zyrtarizohet si trajneri i ri i skuadrës së Lirisë së Prizrenit.

Liria, do të jetë skuadra e tij e tretë që do ta menaxhojë në Kosovë, pas aventurave te Feronikeli dhe Gjilani.

Mbetet të shihet se a do të jetë Duro, ai që do ta rikthejë Lirinë përsëri në Superligë.

Liria, ishte në garë për t’u rikthyer në Superligë por që u eliminua në gjysmëfinalen e barazhit nga Vushtrria./IndeksOnline/