Nga një muaj paraburgim ndaj tre të pandehurve për rrahje brutale në Shtime

Gjykata e Ferizajt ua ka caktuar nga një muaj paraburgim tre të pandehurve, E.S. Sh.R., dhe A.M., për shkak të dyshimit të bazuar se trupor në bashkëkryerje, iu kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore dy të dëmtuarve, J dhe A.M.
Në njoftimin e gjykatës thuhet se pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal, Alba Makolli, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se të pandehurit E.S. dhe Sh.R., më datë 20.06.2025, rreth orës 22:00, në rrugën “S.S.”, në Shtime, afër shtëpisë së kulturës, me dashje i`u shkaktojnë lëndime trupor të dëmtuarve J dhe A.M., për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme mes vete, duke i`u shkaktuar lëndime të rënda trupore, në atë mënyrë që me të zbritur nga vetura në vendin e lartcekur, aty takohen me të pandehurit, me thika dhe aty fillon përleshja mes tyre, ku i pandehuri E. e godet me pjesën e dorëzës së thikës në kokë dhe me një shkop druri në pjesën e kokës të dëmtuarin A.M., kurse i pandehuri H. e godet me teh të thikës në pjesën e gjoksit, e pastaj me grushta në kokë dhe fytyrë të dëmtuarin J.M., e po ashtu të pandehurit Sh. Dhe E., e godasin me thikë në pjesë të trupit të dëmtuarin të mitur, me ç`rast të dëmtuarve i`u kanë shkaktuar lëndime trupore, për të cilat posedojnë raporte mjekësore.
“Ndërsa, për të pandehurin A.M., ekziston dyshimi i bazuar se më date 20.06.2025, rreth orës 22:00 në rrugën “S.S.”, në Shtime, afër shtëpisë së kulturës, me dashje i`u shkaktojnë lëndime trupor të dëmtuarve H.B., Sh.R. dhe E.S., në atë mënyrë që fillimisht i pandehur A. e godet me një guri në pjesën e kokës të dëmtuarin H., ndërsa i pandehuri J. e godet me një shufër hekuri në pjesën e kokës të dëmtuarin H., me ç`rast të dëmtuarve i`u kanë shkaktuar lëndime trupore, për të cilat posedojnë raporte mjekësore”, thuhet në njoftim