Ukraina nën sulm, 14 të vrarë në ditën kur Zelensky udhëton në Britani

Dronë dhe raketa ruse vranë të paktën 14 civilë dhe plagosën dhjetëra të tjerë në Ukrainë gjatë sulmeve të natës, thanë zyrtarët vendas të hënën.
Në kryeqytetin Kiev u raportuan nëntë të vdekur, ku një ndërtesë banimi u shemb pjesërisht nga sulmet.
Sulmet ndodhën në të njëjtën kohë kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nisi një vizitë në Mbretërinë e Bashkuar, ku zhvilloi një takim privat me Mbretin Charles III.
Forcat ajrore ukrainase bënë të ditur se Rusia lëshoi 352 dronë dhe mjete mashtruese gjatë natës, si dhe 11 raketa balistike dhe 5 raketa lundruese.
Sipas një deklarate zyrtare, mbrojtja ajrore arriti të rrëzonte ose bllokonte 339 dronë dhe 15 raketa përpara se të arrinin objektivat.