75 Mall Live Search
23:14 / E Hënë, 23 Qershor 2025 / Burim

Po fliste për sulmin e SHBA në Iran, sekretari amerikan i Mbrojtjes ‘ngatërron’ Teheranin me Tiranën

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth teksa po fliste për sulmin e SHBA ndaj tre bazave bërthamore të Iranit, në një konferencë për shtyp u ngatërrua teksa tha se avionët bombardues ndërhynë në Tiranë në vend që të thoshte në kryeqytetin iranian.

Megjithatë, zyrtari amerikan e “kapi” shpejt gabimin dhe e korrigjoi.

“Ky është një plan që kërkoi muaj e javë pozicionimi dhe përgatitjesh në mënyrë që të ishim gati kur të na telefononte presidenti i SHBA-së. Kërkoi shumë saktësi. Përfshiu orientim dhe sigurinë më të lartë operacionale. B-2 hynë dhe goditën në Tiranë…më falni Teheran”, tha ai.