75 Mall Live Search
23:21 / E Hënë, 23 Qershor 2025 / FR

Honda rifillon prodhimin e pjesëve për modelet e vjetra

Honda ka njoftuar një program të ri furnizimi me pjesë për veturat e vjetra që do të jenë të disponueshme nga pranvera e vitit 2026.

Në krye të listës është modeli legjendar NSX i gjeneratës së parë.

Honda ende nuk ka njoftuar se cilat pjesë specifike do të përfshihen në listë, por duket se nuk do të jenë vetëm pjesë origjinale.

Deklarata tha se gjetja e të gjitha pjesëve OEM të markës për veturat e vjetra po bëhet gjithnjë e më sfiduese, kështu që kompania do të përdorë të ashtuquajturat “pjesë të përshtatshme fillimisht”.

Megjithatë, Honda deklaron se gjëja më e rëndësishme është të ruhet funksionaliteti dhe besueshmëria në nivelin e origjinalit, shkruan telegrafi.

Ndryshe, Honda aktualisht ka programin e saj NSX Refresh Plan, i cili ka qenë në veprim që nga viti 1993, por së shpejti do të ndërpritet.

Ai do të zëvendësohet nga një shërbim i ri global restaurimi, i cili përfundimisht do të përfshijë modele të tjera sportive nga marka japoneze.

Modelet e sakta të përfshira nuk janë zbuluar ende.

Detajet do të shpallen në vjeshtë.