75 Mall Live Search
08:17 / E Martë, 24 Qershor 2025 / AR

Tërmet në orët e para të mëngjesit në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 4,4 të shkallës Rihter u regjistrua mëngjesin e të martës në Shqipëri.

Lëkundjet u ndjenë rreth orës 5:04, pranë Krujës, rreth 16 km larg Tiranës.

Sipas EMSC, thellësia e tërmetit ishte 5 km.

Tërmeti u shoqërua me disa paslëkundje, te magnitudës 2,2. Përgjatë ditëve të fundit, disa tërmete janë regjistruar në detin Jon, pranë brigjeve greke.