Inter Miami i Messit barazon ndaj Palmeirasit, Al-Ahly çon në shtëpi Porton

Në mesnatë u zhvilluan ndeshjet e fundit të grupit A të Botërorit të Klubeve, ku nuk munguan befasitë.
Inter Miami i Messit e përfundoi grupin me barazim 2-2, ndaj gjigantit amerikanojugor, Palmeiras.
Ndërsa ndeshje e zjarrtë ishte ajo mes Al-Ahlyt dhe Porto e cila u mbyll me barazim 4-4, duke e eliminuar gjigantin portugez nga gara.
Tashmë në fazën e 1/8-tave, Inter Miami do të përballet me kampionin e Evropës, PSG-në, përballje kjo e veçantë për Messin pasi që kishte qenë pjesë e klubit parizien.
Ndërsa ndeshja tjetër do të jetë ajo mes dy gjigantëve brazilian, Palmeiras-Botafogo./IndeksOnline/