Suharekë: Vdes burri i cili dyshohet se u rrëzua në vendin e punës

Një burrë nga Suhareka ka vdekur të hënën në QKUK, pasi më 18 qershor dyshohet se ishte rrëzuar në vendin e tij të punës.
Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML.
“Me datën e lartcekur viktima mashkull kosovar dyshohet se ishte rrëzuar në vendin e tij të punës me ç’rast është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me datën 23.06.2025 është raportuar se I njëjti ka ndërruar jetë në QKUK. Me urdhër te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/