Rikthehen zërat për “ndarjen” e Rodrygos me Realin

Rodrygo u rikthye në fushë për Realin e Madridit kundër Al-Hilal në ndeshjen e parë të Kupës së Botës për Klube.
Braziliani luajti minutat e tij të para për ekipin që nga finalja e Kupës së Mbretit. Duket se thashethemet për të ardhmen e lojtarit në Madrid kishin mbaruar. Por jo.
Ndeshja e tij kundër Al-Hilal ishte shumë e qetë dhe Alonso e la në stol për ndeshjen kundër Pachuca-s. Jo vetëm që nuk luajti si titullar, por nuk luajti asnjë minutë. Kjo ka bërë që thashethemet rreth të ardhmes së Rodrygos në Madrid të përhapen përsëri.
Situata e tij po monitorohet nga afër në Premier League, ku disa ekipe e duan brazilianin.
Duke filluar me Arsenalin e Artetas, të cilët duket se po shtyjnë më shumë për nënshkrimin e tij.
Ndërkohë, Reali po pret me qetësi zhvillimet, teksa e ka bërë të qartë se pret jo më pak se 100 milionë euro për të.