Rita Ora “përvjelë” mëngët, shfaqet në studio

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, i është kthyer studios.
Pas disa koncertesh me radhë në Evropë dhe angazhimesh të tjera në kuadër të bashkëpunimit të saj me markën e rrobave “Primark”, Rita ka nisur incizimet e këngës së re, shkruan IndeksOnline.
Studio për Ritën është vendi i saj i lumturisë dhe sigurisë, teksa artistja thotë se mezi pret që publiku të dëgjojë këngën e saj të re.
Për momentin, Rita është duke shijuar suksesin e projektit “Heat”, të publikuar disa javë më parë./IndeksOnline/