Sancho mund të transferohet te kjo skuadër e njohur evropiane

Jadon Sancho me shumë gjasë do të largohet nga Manchester Unitedi.
Ish-trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, është i gatshëm të përfundojë periudhën e vështirë të Jadon Sanchos në “Old Trafford” dhe ta transferojë atë te Fenerbahce, sipas një raportimi të fundi
Sancho, i cili u transferua te “Djajtë e Kuq” për 73 milionë funte në vitin 2021 nga paraardhësi i Mourinhos, Ole Gunnar Solskjaer, tani është objekt i një oferte prej 15 milionë funteve nga skuadra turke.
Fenerbahce, që në sezonin e parë të Mourinhos u mund sërish në garën për titull nga rivalët e qytetit, Galatasaray, është gati të plotësojë kërkesat prej 10 milionë funteve në vit të mesfushorit anglez.
25-vjeçari është i disponueshëm pas vendimit të Chelseat për të paguar një gjobë prej 5 milionë funteve që të mos bëjnë të përhershëm huazimin e tij nga Manchester United.
Sancho, sezonin që lamë pas bëri 41 paraqitje duke shënuar 5 gola dhe 10 asistime për “Blutë” e Londrës, ku arriti të fitojë “Conference League”.