Hapësira ajrore e Iranit pritet të hapet gjatë natës

Pavarësisht raportimeve të një faqeje të njohur të gjurmimit të fluturimeve, Flightradar 24, që sugjeronin rihapjen e menjëhershme, mediat shtetërore iraniane kanë konfirmuar se hapësira ajrore ende nuk është rihapur.
Një zëdhënës i Ministrisë së Rrugëve dhe Zhvillimit Urban ka mohuar informacionet e para, duke theksuar se fluturimet mund të rinisin vetëm me miratim paraprak. Sipas agjencisë shtetërore Nour Neës, hapësira ajrore do të rihapet sonte, por ora e saktë për këtë veprim nuk është zbuluar ende.
Pritshmëritë janë të mëdha për rinisjen e fluturimeve, pasi rihapja e hapësirës ajrore do të lehtësojë komunikimet dhe udhëtimet ndërkombëtare pas periudhës së tensioneve.