75 Mall Live Search
08:32 / E Mërkurë, 25 Qershor 2025 / G T

Delap shënon të parin me Chelsean, Blutë e Londrës kualifikohen tutje në Kupën e Botës

Skuadra e Chelseat ka shënuar fitore në ndeshjen e raundit të tretë në Kupën e Botës për Klube ndaj Esperance Tunis me shifrat 3:0.

Gol në këtë takim shënoi edhe sulmuesi anglez, Liam Delap, shkruan Indeksonline

Delap shënoi një gol të bukur pas një super asisti nga Enzo Fernandez.

Golat tjerë për Chelsea i shënuan: Adarabioyo dhe George.

Me këtë fitore, Chelsea vazhdon tutje në Kupën e Botës për Klube dhe në raundin eliminim/direkt do të luajë ndaj Benficas./Indeksonline/