75 Mall Live Search
10:04 / E Mërkurë, 25 Qershor 2025 / k.v

Sulm në Drenas, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Kosovës, pas një sulmi fizik që ndodhi në qytetin e Drenasit për një kontest pronësor.

Sipas raportit zyrtar të Policisë, rreth orës 19:20, tre të dyshuar meshkuj kosovarë kanë sulmuar fizikisht dy persona të tjerë, gjithashtu meshkuj kosovarë. Si pasojë e sulmit, viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor.

Policia ka ndërhyrë menjëherë duke i arrestuar të dyshuarit, të cilët, pas procedurave të para hetimore dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Sulm”, ndërsa hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të ngjarjes./IndeksOnline/