75 Mall Live Search
16:12 / E Mërkurë, 25 Qershor 2025 / Gj. Sh

Djali i legjëndës së muzikës do të luaj futboll për skuadrën e qytetit të Mozartit

Matthew Collins djali i legjendës së muzikës, Phil Collins, ka nisur karrieerën si futbollist.

20-vjeçari ka nënshkruar kontartën me skuadrën nga qyteti ku ka lindur Mozarti, Austria Salzburg, shkruan IndeksOnline.

Lojtari i lindur në Zvicër kishte oferta edhe nga Gjermania, por më pas vendosi t’i bashkohej klubit austriak.

“Jam i kënaqur që po luaj për Austrinë. Në momentin që hyra në stadium, u ndjeva menjëherë si në shtëpi.”, ishin fjalët e para të Matthew.

Collins më parë ka luajtur për klubin e Bundesligës WSG Tirol. Ai shënoi dy gola në 21 ndeshje./IndeksOnline/