Hyrjet e vizitorëve të huaj në Shqipëri – Kosovarët mbajnë vendin e parë

Sezoni veror i vitit 2024 sipas të dhënave zyrtare të publikuara për periudhën qershor–gusht tregojnë një fluks të jashtëzakonshëm vizitorësh, me një pjesëmarrje dominuese nga qytetarët e Kosovës.
Sipas statistikave:
- Në qershor 2024, në Shqipëri kanë hyrë gjithsej 1,244,967 vizitorë
- Në korrik, numri është rritur në 1,818,378
- Në gusht, është arritur kulmi me 2,167,665 vizitorë

Në renditjen sipas shteteve, Kosova zë vendin e parë bindshëm:
485,176 qytetarë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri gjatë muajit qershor, 710,278 hyrje janë regjistruar në korrik, ndërsa në gusht, shifra arrin ë 943,240 hyrje.
Pas Kosovës, vendet me më shumë vizitorë janë: Italia, Maqedonia e Veriut, Greqia, Mali i Zi, Anglia dhe Serbia.

Këto të dhëna konfirmojnë edhe një herë Shqipërinë si një prej destinacioneve më të preferuara të kosovarëve, ndërsa ndikimi i turizmit kosovar mbetet thelbësor në zonat turistike të Shqipërisë./Indeksonline/