75 Mall Live Search
09:00 / E Enjte, 26 Qershor 2025 / AR

Ndahet Katy Perry, pas dhjetë vitesh lidhjeje

Katy Perry dhe Orlando Bloom janë ndarë pas gati dhjetë vitesh lidhje.

“Katy dhe Orlando janë ndarë, por ata mbeten miq të mirë”, tha një burim i mirëinformuar për Us Weekly, transmeton Indeksonline.

“Kjo nuk është në diskutim tani për tani. Katy është sigurisht e mërzitur, sepse ishte koha më e keqe e jetës së saj”, shton burimi.

Sipas një burimi, ndarja midis Perry-t, 40 vjeç, dhe Bloom ishte menduar prej kohësh pasi gjërat kanë qenë “të tensionuara për muaj të tërë”.

Çifti, i cili ka një vajzë katërvjeçare, Daisy, thuhet se është ndarë që kur Perry filloi turneun e saj Lifetimes në fillim të këtij viti./Indeksonline/