Sulmohet fizikisht një person në Mitrovicë të Veriut, shkak mosmarrëveshja për pronë

Një person është sulmuar fizikisht, dje në Mitrovicë.
Rastin në polici e ka raportuar bashkëshortja e viktimës, shkruan IndeksOnline.
Sipas policisë, mosmarrëveshja rreth një prone bëri që i dyshuari, mashkull kosovar, të sulmojë viktimën.
“Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është iniciuar si “Sulm”./IndeksOnline/