75 Mall Live Search
14:51 / E Enjte, 26 Qershor 2025 / G T

Leon Avdullahu nuk mendon për shtetin që do e përfaqësoj, premton se do e “pushtojë” Bundesligan

Futbollisti shqiptar, Leon Avdullahu u transferua te Hoffenheimi në Bundesliga nga Baseli.

Kalimi i tij te një nga ligat më të mëdha në Europë ka bërë bujë të madhe, shkruan Indeksonline

Në një intervistë për Blick.ch, Avdullahu foli për kalimin në klubin gjerman.

“Më vlerësuan qysh në fillim. Më kanë ndjekur për vite me radhë dhe kanë punuar me mua në detaje. Ata kanë një plan të qartë për mua dhe duan të më mbështesin në maksimum”, u shpreh Avdullahu

Granit Xhaka është një model për Avdullahun, por për kosovarin mesfushori më i mirë në histori është: Sergio Busquets.

Kosova është interesuar për shërbimet e tij. Madje edhe kryetari Agim Ademi pati një takim me të. Por gjatë kësaj interviste, Avdullahu nuk u “çel” shumë, ai nuk dëshiron të flas rreth së ardhmes, te “Dardanët” apo te “Helvetikët”./Indeksonline/