Bersant Celina drejt largimit nga AIK-u, ka shumë oferta

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina është afër largimit nga AIK-u i Suedisë.
Raportohet se mesfushori kosovar ka shumë oferta në tavolinë, shkruan Indeksonline
28-vjeçari pritet të largohet nga AIK-u, kurse ka oferta nga Gjermania dhe Turqia.
Gjatë vitit 2025, Celina luajti 13 ndeshje, duke shënuar dy gola dhe tri asiste.
Vlera e lojtarit është 2 milionë euro në sajtin “Transfermarkt”. Ai ka kontratë deri në vitin 2026 me AIK-un./Indeksonline/