75 Mall Live Search
14:57 / E Enjte, 26 Qershor 2025 / L K

Martin Berishaj intervistohet nga Prokuroria Speciale, avokati Tomë Gashi e quan si intervistim politik

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është intervistuar sot nga Prokuroria Speciale.

Ai ishte përmendur si i dyshuar për shpërlarje parash dhe deklarim të rrejshëm të pasurisë.

Avokati i tij, Tomë Gashi i ka dhënë konotacion politik intervistimit të Berishës.

“Per ti ndihmuar Prokurorise Speciale te Kosoves sot zotni Martin Berishaj ka dhene deklarat sqaruese me te cilen ne besojme qe i ka ndihmuar Prokurorise per te eliminuar çdo dyshim per aferen e ndertuat nga gazetari serb i aferm me sherbimin sekret te Serbis me qellim te demtimit te reputacionit te Profesorit Martin Berisha i cili eshte hale ne sy te serbis edhe te disave qe me vetedije apo pa vetedije i shtyjn agjendat e Serbis
Ne i falenderohemi Prokurosise e cila perfundimisht besojme qe e ka kristal te qarte se Martin Berishaj ka pesuar paksa demtim kolaterale te atyre qe ne menyre patologjike e urrejne Levizjen Vetevendosje e posacerisht Kryeministrin me te mire qe e ka pas Kosova ndonjere zotni Albin Kurti” shkruan Tomë Gashi në njoftim./Indeksonline/