Zara rihap dyqanin e saj në Albi Mall më 26 Qershor me konceptin më të ri ndërkombëtar

Një prej brendeve më të njohura dhe më të dashura të modës, Zara, do të rihapë dyqanin e saj në Albi Mall më 26 qershor, duke sjellë për herë të parë në Kosovë konceptin më të ri ndërkombëtar të brendit, të cilin Zara tashmë e ka implementuar në disa nga qendrat më të rëndësishme tregtare në botë.
Dyqani i ri do të përfaqësojë një përvojë të avancuar të blerjes, me dizajn të ri arkitektonik, ndriçim natyral, teknologji të integruar dhe një strukturë që reflekton qasjen më moderne të markës ndaj mënyrës së ekspozimit të koleksioneve. Një risi e veçantë në këtë hapësirë do të jetë prezenca e konceptit të ri të kozmetikës, e cila sjell për herë të parë në vend linjën kozmetike të Zara-s, në një ambient elegant dhe bashkëkohor.
Përveç linjave për gra, burra dhe fëmijë, dyqani i ri do të reflektojë zhvillimet më të fundit të markës në përputhje me konceptet e reja që tashmë janë prezantuar në qendrat kryesore të Zara-s në botë.
“Jemi të entuziazmuar që më në fund do të mund të ndajmë me klientët tanë këtë hapësirë të re moderne. Ky është një zhvillim shumë i rëndësishëm si për Zara-n, ashtu edhe për Albi Mall, si një destinacion i përkushtuar për të sjellë përvojën më të avancuar të blerjes në Kosovë,” u shpreh përfaqësuesi i Albi Mall.
Rihapja më 26 qershor shënon një moment të rëndësishëm për të gjithë adhuruesit e modës dhe stilit të jetesës, të cilët tani do të kenë mundësinë të përjetojnë një standard të ri të blerjes./Indeksonline/
Për më shumë ndiqeni videon: