75 Mall Live Search
22:50 / E Enjte, 26 Qershor 2025 / Z S

Eskalon situata në Emshir, zjarri përfshinë disa banesa

Një zjarr i madh ka përfshirë disa banesa në lagjën Emshir të Prishtinës.

Zjarri filloi fillmisht në njërën prej banesave të kësaj lagje, mirëpo më pas është përhapur edhe në banesat tjera.

Në vendngjarje reaguan menjëherë njësitë e zjarrfikësve, policisë dhe ekipet emergjente, të cilët tash e disa orë po përballen me zjarrin.

Lidhur me këtë për Indeksonline janë deklaruar edhe nga ana e Policisë së Kosovës.

“Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në lagjen Emshir në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Hetimet mbi shkaktarin e zjarrit nuk dihen ende./Indeksonline/