AAK garon me Baki Fetën në Podujevë

Baki Feta e ka marrë bekimin e Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së, për të qenë kandidatë i kësaj partie për kryetar të Podujevës.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Feta, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Ai ka thënë se kandidatura për të parin e Podujevës, është përgjegjësi e madhe dhe detyrim ndaj të gjithë qytetarëve të kësaj komune.
“Ky është një moment i veçantë për mua, një përgjegjësi e madhe dhe një detyrim ndaj të gjithë atyre që besojnë në ndryshim, në punë të ndershme dhe zhvillim të qëndrueshëm për qytetin tonë”, ka shkruar ai, raproton IndeksOnline.
Ai ka premtuar se anagazhimi i tij do të jetë i palëkundur për një Podujevë me të zhvilluar.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Podujevës,
Të nderuar aktivistë dhe struktura drejtuese të AAK-së,
Sot, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, u nderova me nominimin; kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës.
Ky është një moment i veçantë për mua, një përgjegjësi e madhe dhe një detyrim ndaj të gjithë atyre që besojnë në ndryshim, në punë të ndershme dhe zhvillim të qëndrueshëm për qytetin tonë.
Faleminderit për besimin!
Faleminderit nga zemra strukturave drejtuese të partisë dhe secilit prej jush që më qëndroni pranë.
Angazhimi im do të jetë i palëkundur për një Podujevë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më afër qytetarit.
Bashkë për Podujevën!
Me respekt,
Baki Feta